Një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit është goditur në Korçë.
Një persona ka rënë në pranga, pasi u kap duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, si edhe duke drejtuar mjetin me leje drejtimi të dyshuar si të falsifikuar.
Bëhet fjalë për L. SH., 38 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, Kukës, që u gjet nga shërbimet e policisë në afërsi të fshatit Gështenjas, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Mitsubishi”, në drejtim të Tiranës, 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit u kishte premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Gjatë kontrollit të dokumentacionit të tij, rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin me një leje drejtimi të dyshuar si të falsifikuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.
Top Channel