Dy ditë më parë, Top Channel solli pamjet e radhëve të gjata përpara Spitalit Onkologjik në Tiranë.

Paraditen e kësaj të enjteje situata ishte e ndryshuar me më pak njerëz që prisnin ngjeshur me njëri-tjetrin. Megjithatë edhe sot distancimi fizik nuk respektohej.

Qytetarë të ardhur nga e gjithë Shqipëria thirreshin një e nga një sipas planifikimit për të hyrë në këtë spital dhe marrë shërbimet e nevojshme duke amortizuar pritjen pafund.

Gazetari: Sa kohë keni që prisni?

Qytetari 1: Sot kemi 2-3 orë.

Gazetari: Çfarë ju kanë thënë?

Qytetari 1: Do vi doktori se ka qenë me leje.

 

Qytetarja: Kam konsultë me Dr.Helidonin.

Gazetari: Sa kohë keni që prisni?

Qytetarja: Unë tani në 10:30 kam ardhur se ashtu na e dhanë orarin që pardje.

Gazetari: Po respektohet sistemi orarit?

Qytetarja: Me thënë të drejtën të keqën nëna nuk e di.

 

Gazetari: Keni lënë takim më parë?

Qytetari 3: Erdhëm për planifikim tjetër me Dr.Ilirin. Çfarë të bëjmë. Ne jemi hallexhi ai (roja) rri në hije, ne në diell.

Për aq kohë sa spitalet rajonale nuk janë në gjendje të ofrojnë shërbimet e nevojshme onkologjike, radhët në QSUT asnjëherë nuk do të jenë fenomen i të shkuarës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA