Me avion për në Greqi/ Rregull i ri për testin e Covid-it, ç’duhet të dini
13/08/2020 10:19
Aeroporti Nënë Tereza ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që duan të udhëtojnë drejt Greqisë nga data 17-31 gusht.
Të gjithë pasagjerët që do të fluturojnë drejt Greqisë dhe kanë leje qëndrimi në Greqi ose pasaportë të BE-së, duhet të kenë me vete testin për Covid-19, i kryer 72 orë para udhëtimit.
Pasagjerët e përjashtuar për të shfaqur provë molekulare negative për Covid-19 në lidhje me fluturimet nga Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Emiratet e Bashkuara Arabe, Malta Suedia, Belgjika, Spanja, Hollanda, Republika Çeke, dhe Maqedonia veriore janë: pasagjerët në transit dhe fëmijët deri në 10 vjeç.
Top Channel