29/11 09:29
Parlamenti libanez ratifikoi sot gjendjen e jashtëzakonshme, e deklaruar në Bejrut pas shpërthimit shkatërrues në port që nxiti zemërimin e popullatës.
E kryesuar nga kreu i Parlamentit, Nabih Berri, në detyrë që nga viti 1992, seanca parlamentare miratoi zyrtarisht gjendjen e jashtëzakonshme, e shpallur për dy javë nga qeveria, pas tragjedisë, raporton ATSh.
Ratifikimi i gjendjes së jashtëzakonshme u jep të drejtën autoriteteve të shtypin çdo veprim që shihet si një kërcënim për sigurinë kombëtare.
Pas votimit të deputetëve, mbeti e paqartë nëse gjendja e jashtëzakonshme hyn në fuqi sot apo nëse konsiderohet në fuqi që nga 5 gushti.
Top Channel