Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij.

Bëhet fjalë për S. Q., që dhunoi në banesë vajzën minorene, shtetasen K. Q., 17 vjeçe, të cilës iu plotësua kërkesëpadia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Po kështu mësohet se specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. B., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, sepse është konfliktuar me fjalë me shtetasit O. N. dhe F. I., pasi nuk kishte shlyer detyrimin e një qiraje dhe i ka kanosur ata me një thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu specialistët për Qarkullimin Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. M., 54 vjeç, pasi në rrugën dytësore Vorë-Tiranë, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.63 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA