Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore, ministri serb i Bujqësisë: Rëndësi të madhe shoqërore dhe ekonomike
residenti argjentinas, Alberto Fernandez, ka deklaruar se Argjentina dhe Meksika për pjesën më të madhe të Amerikës Latine do të prodhojnë vaksinën kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të zhvilluar nga gjiganti farmaceutik AstraZeneca me Universitetin Oxford.
“Prodhimi i Amerikës Latine do të trajtohet në Argjentinë dhe Meksikë dhe kjo do të lejojë qasje efikase dhe në kohë për të gjitha vendet e rajonit. Shpresojmë të jemi në gjendje të fillojmë procesin e prodhimit sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Fernandez.
Ata fillimisht do të prodhojnë 150 deri në 250 milionë doza të vaksinës për të furnizuar të gjithë Amerikën Latine, përveç Brazilit, i cili tashmë ka hyrë në një marrëveshje të veçantë në muajin qershor për të prodhuar vaksinën për vendin e tyre.
Ministri meksikan i Punëve të Jashtme, Marcelo Ebrard, në Tëitter njoftoi se marrëveshja ishte shtyrë nga Fernandez dhe presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, si dhe falënderoi Fondacionin CarlosSlim, i cili po financon prdhimin.
Ndërkohë, rastet e koronavirusit dhe të viktimave vazhdojnë të rriten në vendet e prekura në Amerikën Latine, veçanërisht në Brazil, Meksikë, Peru dhe tani edhe Kolumbia dhe Argjentina janë ndër kombet më të prekura.
Maria Aparecida Firmo Ferreira, gjyshja e Zonjës së Parë të Brazilit Michelle Bolsonaro, dje vdiq nga COVID-19. Ferreira, e cila ishte 80-vjeçe, u shtrua në spital më 1 korrik pasi u diagnostikua me virusin.
Brazili është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi pas SHBA-ve.
Top Channel