Fëmijët mund të jenë në gjendje të përhapin Covid-19 po aq lehtësisht sa ç’përhapin edhe një lloj tjetër koronavirusi siç është i ftohti i zakonshëm.
Sipas Uilliam Haseltine, ish profesor në shkollën e mjeksisë në Harvard, ka shumë arsye të dyshohet se virusi i ri, edhe pse mund të vrasë, sillet pak a shumë si virusi i të ftohtit në kuptimin e transmetimit. Dhe fëmijët sipas tij, e transmetojnë të ftohtin e zakonshëm. Sipas ekspertëve, thuajse të gjitha sëmundjet respiratore, përfshirë të ftohtin, shkaktohen nga koronavirusë. Dhe ky i fundit është nga e njëjta familje. Ai përdor të njëjtët receptorë në kalimin hundor si edhe viruset e të ftohtit.
Në rasin e Sars Cov 2, ai mund edhe të vrasë. Ata paralajmërojnë se fëmijët mund të infektohen dhe të infektojnë të tjerët, ndaj duhet të mbajnë maska. Sipas tyre, fëmijët deri në 5 vjeç mund të jenë shumë infektues për të tjerët. Rezulton se ata kanë një mijë herë viruse në hundën e tyre nga sa nevojiten për të infektuar ndaj edhe konsiderohen transmetues të mëdhenj.
Ka patur ndërkohë sipas një raporti të fundit 90 për qind rritje të numrit të rasteve të Covid-19 mes fëmijëve në SHBA gjatë katër javëve të fundit.
Sipas këtij raporti të ri, që pritet të updatohet çdo javë, ka patur 179.990 raste të reja të Covid-19 mes fëmijëve në SHBA nga 9 korriku deri më 6 gusht.
Javën e kaluar, OBSH tha se pandemia po fillon të zhvendoset tek popullata më e re në shkallë globale ndërkohë që pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara deri më tani janë tek persona të moshave nga 25 deri në 64 vjeç.
Top Channel