Protesta në rrugë për të tretën natë/ Bjellorusi, mijëra persona të ndaluar

12/08/2020 11:01

Bjellorusia është përballur me protesta në rrugë për të tretën natë me radhë, ndërkohë që kandidatja për presidente, Svyatlana Tsikhanouskaya është larguar në Lituani, meqë është rritur shtypja qeveritare ndaj pakënaqësive të opozitës.

Ajo ka thënë se është larguar nga Bjellorusia për hir të fëmijëve të saj. Zyrtarët policorë kanë hedhur gaz lotsjellës, plumba gome dhe granata, për të shpërndarë protestuesit në kreqytetin bjellorus, Minsk, ku përmes disa pamjeve nëpër rrjetet sociale është parë se policia ka ndaluar njerëz në disa lokacione.

Shërbimi i Bjellorusisë në Radion Evropa e Lirë ka raportuar se autoritetet kanë nisur së zbatuari masën e orës policore, duke ndalur njerëz dhe makina nëpër rrugë dhe duke kufizuar transportin publik.

Disa protestues është thënë të jenë ndaluar në një stacion metroje, e cila më pas ishte planifikuar të kthehej në qendër të protestave, meqë njerëzit aty kanë lënë lule për nder të një personi që ka vdekur në këto protesta më 10 gusht.

Shtypja e madhe qeveritare ndaj protestave – me më shumë se 5,000 persona të ndaluar, mbi 200 nëpër spitale dhe një të vdekur- ka ardhur pasi Komisioni Qendror Zgjedhor ka thënë se presidenti aktual, Alexander Lukashenka, ka fituar 80 për qind të votave, për dallim nga rivalja e tij Tsikhanouskaya, që është thënë të ketë fituar 10 për qind të votave.

Lukashenka mban pozitën e presidentit të Bjellorusisë nga viti 1994.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA