Pas 102 ditëve shënohet 4 raste me Covid-19 në Zelandën e Re

12/08/2020 02:26

Zelanda e Re është cilësuar si një ndër vendet shembull që menaxhuan mirë pandeminë e koronavirusit. Pas 102 ditëve pa asnjë rast të ri me Covid-19, Zelanda e Re ka konfirmuar 4 raste të reja lokale gjatë 24 orëve të fundit.

Lajmin e bëri publik kryeministrja Jacinda Ardern në një konferencë për mediat. Ajo tha se pas rasteve pozitive, autoritetet kanë paralajmëruar një bllokim alarmues të nivelit të tretë në kryeqytet.

Ardern tha se për të zbatuar bllokimin alarmues të nivelit të tretë, banorët e Auckland-it do të qëndrojnë në shtëpi, me përjashtim të “punonjësve të shërbimeve thelbësore”. Kryeministrja e Zelandës së Re kërkoi që shkollat, ambientet publike, baret, restorantet dhe bizneset të mbyllen nga mesi i ditës së nesërme.

Kujtojmë që në Zelandën e Re janë shënuar 1 mijë e 570 raste dhe 22 të vdekur nga Covid-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA