Instituti gjerman paralajmëron për në vjeshtë vaksinën ndaj koronavirusit

12/08/2020 18:27

Instituti kryesor për sëmundjet infektive në Gjermani tha të mërkurën se një vaksinë e parë kundër koronavirusit mund të jetë në dispozicion qysh në vjeshtë, raporton Reuters.

“Sipas vlerësimeve paraprake disponueshmëria e një ose disa vaksinave mund të realizohet deri në vjeshtë të vitit 2020”, tha Instituti Robert Koch në një deklaratë në faqen e internetit.

Por, sipas këtij instituti, do të duhet më shumë kohë për të vënë nën kontroll pandeminë.

“Do të ishte e rrezikshme në këtë pikë të besosh se një vaksinim, duke nisur nga vjeshta 2020, mund të kontrollojë pandeminë”, thuhet në deklaratën e këtij Instituti.

Sipas zyrtarëve shëndetësorë të këtij instituti, ndikimi i çdo vaksine mund të jetë i kufizuar për shkak të mutacioneve që pëson virusi ose për arsyen se produktet e para në treg mund të ofrojnë vetëm imunitet afatshkurtër.

Firma gjermane bioteknike BioNTech, e cila po punon me gjigantin farmaceutik amerikan Pfizer për një vaksinë të re, të martën përsëriti se synon të paraqesë kërkesën për autorizim emergjent qysh në tetor, nëse provat në vazhdim kanë sukses.

Gjithashtu, në të njëjten ditë, Rusia u bë vendi i parë në botë që dha miratimin për një vaksinë COVID-19, pa siguruar të dhëna për fazat e testimit, gjë që ngjalli shqetësime midis disa ekspertëve globalë të shëndetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA