Durrës/ Qytetarët lajmërojnë policinë: Zjarr në lagjen numër 1
12/08/2020 20:07
Një zjarr është konstatuar mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 1 të qytetit bregdetar të Durrësit.
Kanë qenë qytetarët që kanë njoftuar një patrullë shërbimi të Policisë Bashkiake që lëvizte me biçikleta në shëtitoren ”Taulantia”.
Sipas qytetarëve, në rrugën ”Mbretëresha Teuta”, tek ish kirurgjia e vjetër e qytetit, kishte rënë zjarr.
Menjëherë u morën masa sigurie dhe u lajmërua shërbimi zjarrfikës i cili po punon për shuarjen e zjarrit mes barishteve ndanë rrugës në kodër-vilë.
Top Channel