Agjencia Evropiane për Sëmundjet Infektive u ka bërë thirrje vendeve evropiane të rivendosin masa të caktuara për të parandaluar “përhapjen e koronavirusit në Evropë”. Në një vlerësim të përditësuar më 10 gusht, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) theksoi elemente që konfirmojnë se numri i rasteve të reja të koronavirusit është në rritje.
Sipas statistikave të agjencisë, midis 10,000 dhe 15,000 raste të reja të të infektuarve regjistrohen çdo ditë në BE, shumë më pak se kulmi i 30,000 në ditë në fillim të prillit, por mbi kufirin e 5,000 në ditë të regjistruar nga mesi i majit deri në mes të korrikut. “Ka një rritje të vërtetë të numrit të të infektuarve në disa vende për shkak të relaksimit të masave”, tha agjencia me qendër në Stokholm.
“Rreziku i përhapjes është shumë i lartë nëse vendet nuk arrijnë të vendosin ose forcojnë kufizimet”, paralajmëroi agjencia. Sipas France Press, në Evropë deri më tani janë regjistruar më shumë se 3.3 milionë raste të të infektuarve nga koronavirusi i ri dhe 213.353 vdekje.
Top Channel