Hungaria ka nënshkruar një deklaratë të synimit për të blerë raketa të mbrojtjes ajrore nga Shtetet e Bashkuara për rreth 1 miliard dollarë.

Ambasada e SHBA në Budapest e përshkroi marrëveshjen si “prokurimi më i madh i mbrojtjes hungareze nga SHBA deri më sot”.

Ministria e Mbrojtjes së Hungarisë, një anëtar i NATO-s që nga viti 1999, deklaroi se marrëveshja përfshin blerjen e raketave ajër-ajër dhe tokë-ajër.

Vitin e kaluar, kryeministri Viktor Orban zbuloi planet e qeverisë për të blerë armë amerikane dhe shtoi se “ndërtimi i një ushtrie moderne hungareze është duke u zhvilluar”.

Qeveria e Orban ka rritur shpenzimet vjetore të mbrojtjes që nga viti 2015, pas shkurtimeve të mprehta të shpenzimeve në vitet pas Krizës Ekonomike Botërore të vitit 2008.

Në vitin 2014, anëtarët e NATO-s ranë dakord të rritnin gradualisht shpenzimet e mbrojtjes, në mënyrë që të arrinte nivelin e dy për qind të produktit të brendshëm bruto (GDP) në secilin vend deri në vitin 2024.

Në buxhetin për vitin 2021, Hungaria ka parashikuar deri në 778 miliardë forinte (rreth 2.25 miliardë euro) për mbrojtje, që është rreth 1.66 për qind e GDP-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA