Arinjtë janë parë shumë kohët e fundit në SHBA, madje dhe pranë njerëzve. Nëse do të flasim për arinjtë, ariu i zi është cilësuar si një nga kafshët e egra më të njohura dhe të dashura në Amerikën e Veriut.
Ai është një gjitar mjaft i përhapur veçanërisht në Kanada. Kjo kafshë ushqehet me rrënjë dhe trungje pemësh, e për këtë shfrytëzon këmbët e tij të forta, me të cilat gërryen dheun.
Në një video të bërë virale në “Instagram”, shihen disa të rinj, teksa po bëjnë një piknik në pyll, ku papritur pranë tyre shfaqet një ari i zi.
Të rinjtë duken se nuk shqetësohen aspak nga prania e gjitarit, por nisin ta ushqejnë atë. Arinjtë e zinj ndërkaq nuk janë cilësuar si agresive dhe ato shpesh shihen nën shoqërinë e njerëzve.
Top Channel