U rrëzua aksidentalisht nga një mur, gruaja humb jetën në plazhin e Ksamilit
11/08/2020 14:17
Një grua ka humbur jetën në plazhin e Ksamilit.
Mësohet se shtetësja K. Ç., 69 vjeçe, banuese në Berat, e cila ka qenë me pushime dhe e shoqëruar nga familjarët e saj është rrëzuar aksidentalisht nga një mur.
Si pasojë e rrëzimit ajo ka marrë dëmtime në kokë dhe pas ndërhyrjes së mjekëve në Spitalin e Sarandës, 69-vjeçarja ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me ngjarjen.
Top Channel