Shqipëria u rendit e parafundit në Evropë për Indeksin e Kujdesit Shëndetësor.
Portali global për kostot e jetesës dhe të dhënave për cilësinë e kujdesit shëndetësor në botë, ka bërë përditësimin e vendeve të botës në lidhje me kujdesin shëndetësor në gjysmën e parë të vitit 2020 për periudhën janar-qershor.
Ajo që vihet re është se Shqipëria në Indeksin e Kujdesit Shëndetësor ka marrë 53.2 pikë nga 100 të mundshme duke lënë pas vetëm Hungarinë në Evropë, ndërsa një vend para është Serbia.
Ndër vendet e para për sistemin shëndetësor në Evropë janë Franca, Danimarka dhe Spanja me indeksin më të lartë të kujdesit shëndetësor të marrë për 6 mujorin e parë të vitit 2020. Ndërsa sipas hartës vendet e Evropës Lindore dhe Juglindore raportohet se kanë sisteme të dobëta të shëndetit.
Indeksi i Kujdesit Shëndetësor është një vlerësim i cilësisë së përgjithshme të sistemit të kujdesit shëndetësor, profesionistëve të kujdesit shëndetësor, pajisjeve, stafit, mjekëve, kostos, etj.
Indeksi matet me dy mënyra, me vlerësimet e përdoruesve të shërbimeve dhe të ekspertëve. Në të dyja vlerësimet Shqipëria renditet e parafundit në Evropë dhe 10 vendet me sistemin me dobët shëndetësor ndër 100 vendet e marra në studim.
Top Channel