Sa është numri i të shëruarve nga COVID-19 në mbarë botën

11/08/2020 10:47

Numri i personave të shëruar në mbarë botën nga koronavirusi i ri (COVID-19) ka tejkaluar shifrën 13 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në botë deri më tani betejën me COVID-19 kanë arritur ta fitojnë 13.189.392 persona.

Dhjetë vendet me numrin më të lartë të të shëruarve janë SHBA (2.715.934), Brazili (2.163.812), India (1.583,489), Rusia (696.681), Afrika e Jugut (417.200), Kili (347.342), Peruja (329.404), Meksika (327.993), Irani (286.642), Pakistani (261.246) dhe Arabia Saudite (253.478).

Ndërkohë në Turqi janë shëruar 209.487 persona.

Pas shfaqjes për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës, COVID-19 u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi. Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 738.965 persona ndërkohë shifra e rasteve ka arritur në 20.258.243.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA