Rusia thotë se do të nxjerrë vaksinën e parë antiCovid këtë javë/ Kush është shteti i parë që do e marrë

11/08/2020 11:21

Rusia ka regjistruar zyrtarisht një vaksinë për koronavirusin të krijuar nga instituti Gamaleya me qendër në Moskë, njoftoi presidenti Vladimir Putin në televizionin shtetëror rus të martën.

Duke folur në një telekonferencë live me ministrat e tij të kabinetit, Putin tha se vaksina kishte kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme.

“Për të parën herë në botë është regjistruar një vaksinë kundër koronavirusit të ri”, tha Putin duke shtuar madje se një nga vajzat e tij e kishte marrë vaksinën dhe sipas tij, kishte patur vetëm pak temperaturë, por tani ndjehej shumë mirë.

Edhe ministri i Shëndetësisë, Mikhail Murashko, ka konfirmuar se vaksina e qendrës Gamaleya është regjistruar. Putin ndërkohë ka shtuar se synon prodhimin në masë të vaksinës menjëherë. Raportet për vaksinën ruse vijnë në mesin e shqetësimeve për sigurinë dhe efektivitetin e saj dhe akuzave se vendi i ka rënë shkurt në zhvillimin e saj. Zyrtarët rusë thanë për CNN më herët se testimet thelbësore të fazës III, që normalisht zgjasin për muaj të tërë dhe përfshijnë mijëra njerëz, do të mbaheshin pas regjistrimit të vaksinës. Rusia nuk ka publikuar të dhëna shkencore mbi testimin e vaksinës së saj dhe mediat ndërkombëtare thonë se nuk kanë qenë në gjendje të verifikojnë sigurinë apo efektivitetin e pretenduar të saj.

Kritikët thonë se nxitimi i vendit për një vaksinë vjen në mesin e presionit politik nga Kremlini që do të donte ta portretizonte Rusinë si një forcë shkencore globale. Autoritetet ruse kanë pohuar se operatorët sanitarë, mësuesit dhe grupet e tjera të rrezikut do të jenë të parët që do të vaksinohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA