Roja bregdetare greke qëllon drejt jahtit turk, Athina zyrtare: Do mbrojmë sovranitetin tonë, po dëmtoni paqen dhe sigurinë në rajon

11/08/2020 19:59

Mesnatën e ditës së sotme, një varkë e rojës Bregdetare të ishullit të Rodos, në Greqi gjatë patrullimit të saj në zonën e detit pranë bregut perëndimor vuri re një jaht të bardhë, që po lëvizte me dyshim pranë brigjeve, njëkohësisht me drita të fikura.

“Pas përdorimit të vazhdueshëm të sinjaleve të ndriçimit nga ekuipazhi i Rojës Bregdetare, në mënyrë që jahti i dyshimtë të ndalej për kontroll, piloti i tij nuk e respektoi, por ngriti shpejtësinë, ndërsa kryente manovra të rrezikshme.

Të shtënat u drejtuan në zona të sigurta, në përputhje me rregullat e angazhimit, në mënyrë që jahti të ndalonte për kontroll. Pasi u ndoqën, jahti u zhvendos në brigjet turke dhe hyri në ujërat territoriale turke të shoqëruar nga dy roje turke”, thuhet në njoftimin e marinës greke.

I njëjti incident raportohet edhe nga mediat turke, të cilat akuzojnë Greqinë për hapjen e zjarrit dhe plagosjen e dy turqve dhe një shtetasi sirian.

Në një deklaratë për mediat, Greqia thotë se “nuk do të pranojë asnjë shantazh”, duke iu referuar kështu përplasjes me jahtin mesnatën e sotme: Pas një takimi të kryesuar nga Kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, kërkova që të mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Ministrave të Jashtëm për temën e provokimeve të zgjerimit të Turqisë dhe veprimtarisë së paligjshme.

Kjo kërkesë vjen në një kohë të kërcënimit të qartë nga ana e Turqisë kundër paqes dhe sigurisë në Mesdheun Lindor, në Greqi dhe Qipro.

Përkundër angazhimit të vendit tonë për dialog mbi bazën e rregullave të së Drejtës Ndërkombëtare dhe Ligjit të Detit, një angazhim të cilin ne e ritheksojmë përsëri, Turqia ka vendosur të kthehet në veprimtarinë e saj të njohur ilegale.

Ajo ka dëshmuar edhe një herë se deklaratat e saj për gatishmërinë e saj për t’u përfshirë në dialog ishin të pasakta dhe pretekstuale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA