25/11 22:20
Ka dhënë jo pak shpresë zbulimi i vaksinës së koronavirusit nga shteti rus
Pas Rusisë, është presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte, që ka treguar gatishmërinë të bëhet person i parë që i nënshtrohet vaksinës.
“Besoj në vaksinën e prodhuar prej tyre dhe mendoj se ajo do të jetë shumë e mirë për njerëzimin”, u shpreh presidenti Duterte.
Rusia ndërkaq ka pranuar të bashkëpunojë me Filipinet për eksperimentet, furnizimin apo prodhimin e vaksinës. Filipinet janë mes vendeve me numrin më të lartë të infektimeve me COVID-19 në Azi, por zyra e presidentin Duterte sqaroi të martën se vaksina ruse duhet t’i nënshtrohet fillimisht kontrollit nga administrate e ushqimeve dhe ilaçeve në vend.
Top Channel