Organizata Botërore e Shëndetësisë, insistoi të hënën se ka ende shpresë për ta mundur pandeminë e koronavirusit, pavarësisht dhimbjes dhe vuajtjeve që qëndron pas rreth 750 mijë viktimave dhe 20 milionë rasteve të regjistruara në botë. Të dyja këto shifra, pritet të arrihen brenda pak ditësh por OBSH thotë se nuk është ende vonë për të ndërmarrë hapat e duhur për ti dhënë fund krizës së Covid-19 që ka mbërthyer planetin.
‘Këtë javë ne do të arrijmë shifrat 20 milionë raste të Covid-19 dhe 750 mijë viktima. Pas këtyre statistikave ka shumë dhimbje e vuajtje. Çdo jetë e humbur ka rëndësi. Unë e di se shumë nga ju jeni në zi dhe se ky është një moment i vështirë për botën. Por dua të jem i qartë. Ka ende shpresë. Nuk është ende vonë për të kthyer drejtim’- thanë zyrtarët e OBSH-së në një deklaratë.
Shefi i OBSH dha shembuj të vendeve që me sukses kanë ndaluar përhapjen e virusit duke përmendur Zelandën e Re dhe Ruandën. Ai përgëzoi edhe Britaninë e Madhe dhe Francën për marrjen e masave të reja për të luftuar rritjen e rasteve si vendosja e izolimeve përreth vatrave në Anglinë veriore dhe bërja e maskave të detyrueshme në hapsira të hapura në Paris. Mesazhi im është i qartë: ‘ta shtypim, ta shtypim virusin’ – tha ai. Nëse ne e shtypim virusin me efektivitet, mund të rihapim të sigurt shoqëritë tona.
Top Channel