Pezullohet projekti i turbinave të erës në ujërat e New York pas fitores së Trump në zgjedhje (fotot)
27/11 21:47
Izraeli vendosi sot të mbyllë vendkalimin kufitar Karem Abu Salem, rruga kryesore tregtare e Gazës, për të gjitha hyrjet përveç ndihmës humanitare dhe naftës.
Korporata Izraelite e Transmetimit Publik bëri të ditur se ministri i Mbrojtjes Benny Gantz urdhëroi mbylljen për shkak të vazhdimit të lëshimit të balonave të zjarrit nga Gaza.
Një zyrtar palestinez që nuk dëshironte të emërohej për AA tha se autoritetet izraelite parandaluan hyrjen e materialeve të ndërtimit në palën palestineze.
Sipas mediave izraelite, 12 zjarre kanë shpërthyer dje për shkak të lëshimit të balonave në pesë zona banimi afër kufirit të Izraelit me Rripin e Gazës.
Top Channel