Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë 5 viktima dhe 140 raste të reja në 24 orët e fundit nga covid-19.
Ajo që vihet re është se një 46 vjeçar nga Gjirokastra që ndërroi jetë nga covid-19, ishte pa sëmundje të tjera, po ashtu edhe një 48 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, ndërsa ka ndërruar jetë një 70 vjeçar nga Durrësi me sëmundje bashkëshoqëruese, një 81 vjeçar dhe një 84 vjeçar, të dy nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një lutje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment, por të japin kontributin e tyre në këtë luftë kundër virusit duke respektuar masat e vendosura. Të ruajnë distancimin fizik, të vendosin maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, të kujdesen për higjienën personale.
Bizneset duhet të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve. Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127″, njofton ministria.
Top Channel