19-vjeçari i arrestuar sot/ Reagon ish-gjyqtari Malaj: S’është hera e parë që arrestojnë Daniel Zotaj dhe familjarët e mi. Padi në SPAK ndaj Ardi Veliut

11/08/2020 19:30

Ish-gjyqtari Alaudin Malaj ka reaguar pas ngjarjes me të shtëna me armë zjarri që u raportua se ndodhi në zonën e Lungomares në Vlorë. Sipas Malajt, akuzat e policisë ndaj Daniel Zotajt, të riut që ra në pranga janë ngritur qëllimisht.

“Nuk është hera e parë që nga ana e punonjësve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kryhet arrestimi i shtetasit Daniel Zotaj, apo edhe i familjarëve të mi. Kryerja e këtyre veprimeve me urdhër të Artjon Duka përbën ngjarje kriminale për të cilat duhet të vihen në lëvizje strukturat kompetente si Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Prokuroria e Përgjithshme dhe instancat përkatëse të Shërbimit Informativ dhe policisësë shtetit”, shkruan ai.

https://top-channel.tv/2020/08/11/kercenoi-me-pistolete-arrestohet-19-vjecari-ne-vlore/

Në reagimin e tij ai thotë se ka regjistruar procedim penal në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu : “Për veprimet e paligjshme të kryera në vitet e mëparëshme nga strukturat policore ndaj familjarëve të mi, tashmë me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) është urdhëruar regjistrimi i procedimit penal kundër Ardi Veliut dhe kujtdo “xhandari” të tij i cili ka zbatuar verbërisht urdhërat e kundërligjshme të eprorit. Ata tashmë po procedohen penalisht për veprimet e dhunshme të kryera gjatë ushtrimit të detyrës në shkelje të ligjit. Në të njejtën mënyrë janë duke vepruar edhe sot ndaj shtetasit Daniel Zotaj, dhe për këtë arsye ato do të mbajnë përsëri përgjegjësi penale, pasi në fund të fundit, ligji është i barabartë për të gjithë”.

Reagimi

Nga ana e Policisë së Shtetit është bërë një deklaratë në ditën e sotme, rreth mesditës, mbi një ngjarje të ndodhur dje në mbrëmje pranë një hoteli, të ndodhur në Lungomare Vlorë. Lidhur me këtë ngjarje dhë mënyrën e transmetimit të saj nga ana e Policisë së Shtetit po ju sqaroj se:

Para rreth një viti e gjysëm, dy-tre punonjës së Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, bazuar në direktivat e marra nga drejtori Artjon Duka, kanë marrë peng shtetasin Daniel Zotaj, në atë kohë rreth 16 vjeç, të cilin e kanë kërcënuar dhe duke qenë se ai punon roje pranë objekteve në pronësi të familjarëve të mi, është përdorur për të dërguar mesazhe në adresën time, duke thënë se do të më vrisnin.

Janë pikërisht të njejtët “agjentë” të cilët kanë arrestuar mbrëmjen e djeshme shtetasin Daniel Zotaj, duke ngritur ndaj tij akuzën për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që nga pamjet filmike të konfliktit të ndodhur, që janë administruar nga vetë kjo drejtori policie, rezulton se ai nuk ka pasur në asnjë moment armë në dorë. Ky fakt madje është deklaruar edhe nga personat e tjerë që janë përfshirë në një konflikt rastësor, të atëçastshëm.
Nga ana e punonjësve të policisë së është bërë në mënyrë të qelimshme ngritja e kësaj akuze, pavarësisht se nga të gjitha provat rezulton e kundërta.

Nuk është hera e parë që nga ana e punonjësve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kryhet arrestimi i shtetasit Daniel Zotaj, apo edhe i familjarëve të mi. Kryerja e këtyre veprimeve me urdhër të Artjon Duka përbën ngjarje kriminale për të cilat duhet të vihen në lëvizje strukturat kompetente si Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Prokuroria e Përgjithshme dhe instancat përkatëse të Shërbimit Informativ dhe policisë së shtetit.

Krimi që ka pushtuar komisariatin e policisë në qytetin Vlorës nën drejtimin e Artjon Dukës, që është krimineli më të madh në radhët e policisë së shtetit, i lidhur me bandat e trafikut të narkotikëve, për të cilin nuk ka të madh e të vogël në Vlorë që nuk e njeh, duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë.

Falangat e Fatmir Xhfajt, Edi Ramës dhe Ardi Veliut nuk do t’i ndihmojnë dot këto persona që shpërdorojnë detyrën e besuar nga shtetit për të dëmtuar familjen time dhe mua, as nga unë dhe as nga familjarët e mi.

Për veprimet e paligjshme të kryera në vitet e mëparëshme nga strukturat policore ndaj familjarëve të mi, tashmë me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) është urdhëruar regjistrimi i procedimit penal kundër Ardi Veliut dhe kujtdo “xhandari” të tij i cili ka zbatuar verbërisht urdhërat e kundërligjshme të eprorit. Ata tashmë po procedohen penalisht për veprimet e dhunshme të kryera gjatë ushtrimit të detyrës në shkelje të ligjit. Në të njejtën mënyrë janë duke vepruar edhe sot ndaj shtetasit Daniel Zotaj, dhe për këtë arsye ato do të mbajnë përsëri përgjegjësi penale, pasi në fund të fundit, ligji është i barabartë për të gjithë.

Ju bej thirrje organeve ligjzbatuese që të merren të pandehur këto persona për fallsifikim të provave në vendin e ngjarjes dhe së shpejti këto fakte do të bëhen publike në të gjithë televizionet në në Shqipëri dhe jashtë saj.
Bashkëlidhur ju dërgoj vendimin gjyqësor të sipërcituar.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/07/27/nga-kerkesa-per-ruajtje-fizike-tek-akuzat-per-ish-ministrin-xhafaj-jep-doreheqjen-gjyqtari-i-apelit-alaudin-malaj/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA