Ditën e sotme, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të shkarkojë nga detyra gjyqtarin e Apelit të Shkodrës, Aleks Nikollin.
Gjyqtari pati probleme të shumta me pasurinë. Trupi gjykues që kreu procesin e rivlerësimit për gjyqtarin Alks Nikolli përbëhej nga Brunilda Bekteshi kryesuese, Olsi Komici relator dhe Lulzim Hamitaj anëtar.
Mësohet se KPK konstatoi mungesë burimesh të ligjshme dhe veprime fiktive të gjyqtarit Aleks Nikolli.
Aleks Nikolli është një nga gjyqtarët që votoi pro zbritjes së dënimit të përjetshëm të Dritan Dajtit, i dënuar për vrasjen e 4 policëve, Dëshmorë të Atdheut. Nga viti 2004 deri në vitin 2016, Nikolli ka shërbyer si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Shkodër dhe nga viti 2016 si gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Shkodër.
Top Channel