Rritet numri i vdekjeve nga koronavirusi në Australi

10/08/2020 10:17

Australia ka regjistruar ditën e saj me më së shumti vdekje nga koronavirusi, pasi situata epidemiologjike është përkeqësuar në Melburn.

Shteti Viktoria – kryeqytet i së cilit është Melburni – raportoi 19 vdekje të hënën. Viktoria tani ka rreth dy të tretat e 314 vdekjeve në Australi dhe afërsisht 21.400 raste të të infektuarve.

Por, numri i infeksioneve të përditshme – megjithëse ende në qindra – ka rënë ditët e fundit, duke bërë që autoritetet të shpresojnë se masat e izolimit janë duke funksionuar.

Më 3 gusht autoritetet fuqizuan masat, në mesin e të cilave përfshihet edhe ora policore në qytetin me pesë milionë banorë, pasi izolimi fillestar nuk ka arritur të ndalë përhapjen e virusit.

Punëtorët duhet të posedojnë një leje për t’u larguar nga shtëpia, dhe të gjitha bizneset jo thelbësore janë mbyllur. Veshja e maskave në publik është gjithashtu e detyrueshme.

Më shumë se 100 vdekje janë regjistruar në Viktoria vetëm javën e shkuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA