Një konflikt midis dy shtetasve ka ndodhur në fshatin Remenj të Pogradecit.

Burime nga policia bëjnë me dije se të dy këta shtetas janë plagosur me mjete të forta(të mprehta).

Po të njëjtat burime shtojnë se njëri është plagosur në kokë dhe tjetri në këmbë.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 10.08.2020, rreth orës 15:00, në fshatin Rëmenj, janë konfliktuar për motive të dobëta shtetasit B. T., dhe B. Z., të cilët gjatë konfliktit dyshohet se kanë dëmtuar njëri-tjetrin me sende të forta dhe të mprehta.

Të dy shtetasit pas ndihmës së parë të marrë në Spitalin e Pogradecit, u shoqëruan në ambientet e Komisariatit për veprimet e mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA