Në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit synohet që partitë shqiptare në Maqedoni të ulen në një tryezë

10/08/2020 11:29

Të enjten e 13 gushtit kur bëhen 19 vite nga Marrëveshja e Ohrit, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka ftuar në një takim drejtuesit e partive politike parlamentare shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

Në këtë tryezë të partive parlamentare shqiptare janë ftuar Afrim Gashi nga Alternativa, Bilall Kasami nga Besa, Ziadin Sela nga Aleanca për shqiptarët dhe Menduh Thaçi nga Partia Demokratike Shqiptare.

Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 15 korrikut, partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë bërë faktor për ngritjen e qeverisë së re për shkak të numrit të ulëseve që kanë fituar.

BDI tha se ftesa për këtë takim të gjithë liderëve të partive politike shqiptare iu është dërguar të premten dnërsa ende po presin përgjigje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA