Parku kombëtar Divjakë-Karavasta frekuentohet shumë në këto ditë vere; vizita individuale, por edhe në grupe me guidë.

Por piknikët që organizohen në pyll e ndotin ambientin për shkak se shpesh, pasi hanë, njerëzit lënë pas mbeturina.

Për drejtorin e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, Ardian Koci, vizitorët ditorë janë problem si për ndotjen, ashtu dhe për zjarret.

Edhe pse nga ana e drejtuesve të parkut janë vendosur pika të posaçme për pjekjen në zgarë, kjo nuk mjafton. Zjarret janë kërcënim i vazhdueshëm na tregon Asqeri Jolla, i cili monitoron nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 19:00.

Bashkëpunëtorët më të mirë janë banorët e zonës që duhet t’i bëjnë sytë katër për çdo rrezik, ndërsa Jolla bën thirrje që edhe vizitorët të ndërgjegjësohen se çfarë pasojash kanë veprimet e tyre mbi këtë pasuri kombëtare

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA