Video/ Madonna bëhet nostalgjike, kujton periudhën më ikonike të karrierës së saj dhe kërcen nën ritmet e “Thief of Hearts” 04/02 22:55
Një zjarr shpërtheu në hyrje të sheshit parlamentar sot në qendër të Bejrutit, ndërsa qindra demonstrues të zemëruar antiqeveritarë u përpoqën të shpërthejnë në zonën e rrethuar.
Sipas Reuters, pamjet tregojnë gjithashtu se policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Protestuesit depërtuan në zyrat e Ministrisë së Transportit dhe Akomodimit.
Qytetarët e pakënaqur po protestojnë kundër reagimit të qeverisë për shpërthimin katastrofik që ndodhi në portin e Bejrut javën e kaluar, kur të paktën 150 njerëz humbën jetën dhe mijëra të tjerë u plagosën.
Top Channel