SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Pas 5 orësh diskutimesh, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve Një ditë pas sulmit me armë zjarri të shënuar në drejtim të këtij hoteli në hyrje të Tushemishtit brenda të cilit ndodheshin dhjetëra pushues policia ka ndaluar një nga personat e dyshuar dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë.
Mariglen Topuzi 37 vjeç është personi i ndaluar nga policia ndërsa të shpallur në kërkim janë I. B 52 vjeç, M. B 34 vjeç dhe B. S 28 vjeç.
Shkak i sulmit u bë një grindje e ndodhur një vit më parë mes djalit të pronarit dhe 37 vjeçarit të ndaluar ndërsa disa karikatorë kallashnikovi u zbrazën në drejtim të parkingut të automjeteve dhe ndërtesës.
Por ky nuk ishte atentati i parë i shënuar këtu pasi në 1 gusht u qëllua me tre plumba në drejtim të po të njëjtit hotel.
Pas ngjarjes së rëndë policia u vu në lëvizje dhe arriti të hedhe dritë mbi ngjarjen duke siguruar si prova 1 mjet motor tip “Suzuki”, pa targë, 2 skafandra të përdorura nga autorët, ku janë fiksuar prova biologjike dhe balistike të tyre, fishekë luftarakë, si edhe pamje filmike të filmuara nga kamerat e sigurisë.
Ndërsa pas ngjarjes së rëndë pushuesit nxituan të largohen të tmerruar nga ajo çfarë përjetuan një ditë më pas në Tushemisht situata i është rikthyer normalitetit por edhe pushuesit.
Top Channel