Ndërsa koronavirusi ka gjunjëzuar ekonominë globale, biznesmeni tajlandez, Yod, vendosi ti bënte betes një dhuratë 872 mijë dollarëshe, një lamborgini të gjelbër.
Ai zgjodhi hurakanin evo në Bangkok, një qytet miliarderësh me një ekonomi luksoze të pacënuar nga kriza që ka përfshirë pjesën tjetër të ekonomisë së vendit. Me turizmin dhe eksportet në rënie të lirë, rritja e Tajlandës mund të reduktohet deri në 10 për qind këtë vit, duke zhytur miliona në papunësi. Por, në një ekonomi të ndarë si kjo, ka shumë të tjerë me imunitet ndaj trazirave të shkaktuara nga covid 19. Tajlanda është vendi i nëntë miliarderëve të botës. Mes tyre edhe Yod, që nuk u trazua fare nga taksat e çmendura të importit të supermakinave në Tajlandë, në mbi 80 për qind, kur bleu lamborginin në mars.
“Kjo makinë më bën të ndjehem si David Beckham. Kur hap derën, të gjithë të shohin si një superyll”.
Ferrari, Rolls Royce dhe Lamborghini kanë lancuar modelet e tyre të fundit në bangkok gjatë periudhës së pandemisë, makina me çmime fillestare prej 750 mijë dhe 1.2 milionë dollarësh. Miliona dollarë u panë në rrugët e kryeqytetit javën e kaluar kur një autokolonë me 40 makina nga klubi tajlandez i lamborginit cau trafikun e rënduar. Lamborginit tërheqin shumë vëmendje mes të pasurve – thonë ekspertët. Ka patur një interes dhe kërkesë të vazhdueshme nga Tajlanda, një nga tregjet më të rëndësishme në azinë juglindore. Yod thotë se supermakina e blerë prej tij ishte realizimi i një ëndrre të hershme.
“Është reflektim i suksesit tënd. Nuk do të thotë që unë jam më i mirë se tjetri. Thjeshtë unë punoj shumë dhe harxhoj më shumë”.
Por, për pjesën më të madhe të tajlandezëve, loja është krejt e ndryshme. Mbretëria është një nga vendet më pak të barabarta të Azisë. Tajlanda udhëhiqet nga një monarki super e pasur dhe mbështetet tek një numër i vogël dinastish familjare me monopole që mbulojnë gjithcka, që nga birra dhe duty-free-të e deri tek dyqanet e dorës së dytë.
Top Channel