Simfonia e Beethovenit/ Montreal, ’drive in’ në aeroport

09/08/2020 15:13

Adhuruesit e muzikës i janë drejtuar një parkingu makinash në aeroport, me makinat në distancim social, për të dëgjuar orkestrën simfonike të Montrealit të luajë Beethovenin, Ravelin dhe Mozartin, në periudhat mes ngritjes së një fluturimi e një tjetri.

Unë normalisht kaloj shumë kohë, përballë një orkestre apo përballë një aeroporti. Ndaj ne i kombinuam të dyja këto. Është dicka speciale – tha dirigjenti Zhak Lacombe.

Orkestra simfonike e Montrealit, është e mësuar me performanca jashtë, në parqe, jashtë shtëpive të kujdesit për të moshuar apo edhe në stadiumin olimpik të qytetit, cdo verë. Por në fund të një piste aeroporti, përballë një audience të mbërthyer pas sediljeve të makinave, jo edhe aq.

Kjo është hera e parë në karrierën time – thotë dirigjenti.

Orkestra nuk ka performuar në publik që nga marsi për shkak të pandemisë. Dhe për debutimin e shumëpritur në erën e covidit, ajo zgjodhi ta bënte këtë në një drive in, hera e parë kjo që ndodh në Kkanada, sipas organizatorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA