Nami në qytet, mbërrijnë 250 mijë motoçiklistë (FOTO)

09/08/2020 16:56

Pa maska dhe duke mos respektuar masat antiCovid, mijëra motoristë kanë mbërritur në qytezën e vogël në Dakotën e Jugut, në SHBA.

Në total pritet që të grumbullohen rreth 250 mijë vetë, një shifër gjigante për një qytezë si Strugis, me vetëm 7.000 banorë. Çdo ditë për festën 10-ditore mblidhen gjysmë milioni njerëz, por pavarësisht se do të jenë vetëm gjysma, ekziston frika që vendi të shndërrohet në një vatër koronavirusi.

Festa organizohet prej 80 vitesh dhe është një aktivitet më të shumëpritura në Stugris, për shkak të të ardhurave që gjeneron. Edhe pse Dakota e Jugut është një prej shteteve amerikane më pak të goditura nga COVID-19, disa banorë të shqetësuar thanë se festa duhej anuluar. Por këshilli bashkiak votoi me 15 qershor pro mbajtjes së saj.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA