Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Vlorë.

Mësohet se rreth orës 16:00, në aksin rrugor pranë fshatit Fushë Dukat, shtetasi R. Sh., 25 vjeç, banues në Korçë duke drejtuar automjetin tip Seat shoqëruar me dy pasagjerë të tjerë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin anësor të rrugës.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi 25-vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spitalin e Vlorës, ku më pas ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, bëhet e ditur se dy pasagjerët e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA