Pasuria e Zuckerberg-ut arrin në 100 miliardë dollarë!

07/08/2020 11:54

Pasuria personale e themeluesit të Facebook-ut, Mark Zuckerberg është rritur në 100 miliardë dollarë pas lancimit të aplikacionit të ri për video të shkurtra.

Të mërkurën, Facebook prezantoi në SHBA Instagram Reels, rivalin e aplikacionit kinez TikTok. Aksionet e Facebook-ut u rritën me më shumë se 6 përqind të enjten. Zuckerberg ka 13 përqind të aksioneve në kompani. Ai i bashkohet kështu themeluesit të Amazon, Jeff Bezos dhe Bill Gates të Microsoft-it, në klubin ekskluziv të supermiliarderëve.

Bosat e teknologjisë kanë qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak se përmasat dhe fuqia e kompanive të tyre por edhe pasuritë e tyre personale kanë vijuar të rriten.

Facebook, Amazon, Apple dhe Google kanë qenë mes përfituesve më të mëdhenj gjatë izolimeve të koronavirusit pasi më shumë njerëz kanë bërë blerje, janë argëtuar dhe socializuar online. Pasuria personale e Zuckerberg-ut vetëm këtë vit është rritur me 22 miliardë dollarë, ndërsa ajo e Bezos me 75 miliardë dollarë, sipas Bloomberg. Pesë kompanitë e mëdha teknologjike në SHBA, Apple, Amazon, Alphabet, Facebook dhe Microsoft, aktualisht kanë një vlerë tregu ekuivalente me 30 për qind të produktit të brendshëm bruto në SHBA.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA