Liban, shkon në 154 numri i të vdekurve nga shpërthimi në Portin e Bejrutit

07/08/2020 14:50

Numri i të vdekurve nga shpërthimi i së martës në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, është rritur në 154, njoftoi ministri i Shëndetësisë i vendit, Hamad Hassan.

Sipas agjencisë zyrtare libaneze të lajmeve NNA, Hassan ka thënë po ashtu se rreth 5 mijë njerëz janë plagosur nga shpërthimi, prej të cilëve 20 për qind është dashur të trajtohen në spitale.

“Kemi 120 të plagosur rëndë, veçanërisht me plagë të rënda të shkaktuara nga fragmente qelqi, me nevojë për ndërhyrje kirurgjike”, tha Hassan.

Më 4 gusht, në Portin e Bejrutit shpërtheu një zjarr në depon numër 12, ku gjendeshin lëndë shpërthyese, dhe më pas ndodhi një shpërthim shumë i fuqishëm që tronditi tërë qytetin.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA