Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore ka shtuar kontrollet kryesisht në ato akse rrugore ku rreziku për të shkaktuar aksident rrugor është më i lartë.

Në këtë kuadër, gjatë ditës së sotme është ushtruar kontrolle me radarë dhe alkoolteste në disa akse rrugore të qarkut Elbasan dhe konkretisht në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë dhe në aksin rrugor Krrabë-Elbasan.

Në akset Peqin-Rrogozhinë dhe Krrabë-Elbasan 17 leje drejtimi të pezulluara gjatë ditës së sotme, konkretisht:

Gjatë kontrolleve në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë janë evidentuar dhe ndëshkuar 8 drejtues mjetesh që qarkullonin ne shpejtësi nga 120 deri në 140 km/h, ndërkohë që tabela lejon të qarkullosh me 80 km/h. Ndërkohë në aksin rrugor Krrabë-Elbasan gjatë mesditës së sotme janë evidentuar dhe ndëshkuar 9 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi nga 150 km/h deri në ekstrem 239 km/h, ku tabela lejon 110 km/h.

“239 km/h ?✈️!!!. ??????????, në kulmin e trafikut përtej çdo limiti të arsyes, kjo shpejtësi është vrasëse për jetën e drejtuesit të mjetit sado luksoz ta ketë, por aq dhe e rrezikshme për jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës. Po nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, prej mëngjesit të sotëm deri tani janë vendosur 23 masa administrative për parakalime të gabuara për manovra të rrezikshme në rrugë. 19 drejtues mjetesh janë dërguar në OASH, për mosvendosje të rripit të sigurimit. 21 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit. 3 masa maksimale me vlerë 30.000 lekë të rinj secila, për shpejtësi tej normave të lejuara, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj. Drejtues mjetesh: Të ✈️fluturosh dhe jo të drejtosh mjetin në rrugë?️ më e pakta të çon te Polici dhe radari ???✍? dhe në destinacion do shkoni pa patentë e në rastin më të keq? aksidenti ju pret apo me keq akoma patenta shkon në? shtëpi pa ju. ?

#zbatorregullatudhëtoisigurt
#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos??️
#MosPërdor?gjatë drejtimit të?”, thuhet në njoftim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA