Ankesa për dëmshpërblimet/ Kryevidh, banorët: lekët e tërmetit të 21 shtatorit po jepen sipas bindjeve partiake

07/08/2020 12:22

Tërmeti i 21 shtatorit të vitit të kaluar shkaktoi dëme në disa zona të vendit. Një nga këto janë dhe disa njësi administrative të bashkisë Rrogozhinë.

Pas kalimit të fazave të para të emergjencës në terren nisën verifikimet dhe vlerësimet e dëmeve të shkaktuara. Ky proces për banoret e Kryevidhit të bashkisë Rrogozhinë nuk është kryer sipas asaj që ka ndodhur në terren por sipas dëshirave e grupeve të verifikimit.

Sipas banorëve janë bërë shumë abuzime lidhur me vlerësimin dhe përcaktimin e vlerës së dëmshpërblimit ku janë vlerësuar ata persona të cilët kanë deklaruar shtëpitë e vjetra të braktisur para tërmetit.

Veç kësaj banorët thonë se për të përfituar shuma parash shumë banorë të këtij fshati kanë shembur këto shtëpi vetëm për tu futur në listën e vlerësimeve, ndërsa në ato banesa të cilat kanë dëmtime reale ku banojnë ende njerëz nuk janë bërë vlerësime.

Vetë banorët tregojnë se tërmeti nuk shkaktoi aq dëme në këtë zonë sa të ndërtohen shtëpi nga e para .Ata kërkojnë që vlerësimi i dëmeve të bëhet realisht dhe të marrë shpërblim ai që e meriton dhe jo të ndahet në mënyrë e bindje partiake.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA