135 raste të reja dhe 1 humbje jete/ Tirana shënon numrin rekord të infektimeve në një ditë, 113 persona

07/08/2020 19:53

Një humbje jete dhe 135 raste të reja u konfirmuan në 24 orët e fundit ne vend nga koronavirusi. Ndërkohë Tirana shënon numrin rekord të të infektuarve në një ditë, 113 persona.

“Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 122 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 20 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.

Një punë e madhe po bëhet në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, ku përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse”.

Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve të prekur nga Covid19 qe të respektojnë vetëizolimin, në mënyrë që të mos bëhen burim për përhapjen e infeksionit. Ndërkohë ka sërish apel për respektimin e protokollit antikovid.

“Vendosja e maskës në ambientet e mbyllura është e detyrueshme. Moszbatimi i kësaj mase është e dënueshme sipas aktit normative.

Çdo barrierë mbrojtëse, e bërë edhe në kushte shtëpie, ndihmon në kufizimin e përhapjes së infeksionit.
Maska prej tekstili duhet të mbulojë plotësisht hundën dhe gojën gjatë gjithë kohës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA