Policia e Shtetit informon rreth orareve të lëvizjes në pikat e kalimit kufitar me Greqinë.
Autoritetet policore greke, njoftojnë se duke filluar nga mbrëmja e sotme e në vijim, nga ora 22:00 deri në orën 06:00, Pikat e Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë nga pala greke do të jenë të mbyllura për udhëtarët dhe automjetet si në hyrje edhe në dalje të Greqisë.
Pikat e kalimit do të jenë të hapura për qytetarët dhe automjetet çdo ditë nga ora 06:00 deri në 22:00. Gjithashtu në njoftim thuhet se lejohet të kalojnë kufirin vetëm shtetas grekë, shtetas shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatese.
Në njoftim thuhet se:
Policia e Shtetit- Mbi oraret e lëvizjes në Pikat e Kalimit Kufitar me Greqinë
? Autoritetet policore greke?, njoftojnë se duke filluar nga mbrëmja e sotme e në vijim, nga ora 2️⃣2️⃣:0️⃣0️⃣ deri në orën 0️⃣6️⃣:0️⃣0️⃣, Pikat e Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë ?? nga pala greke do të jenë të mbyllura për udhëtarët ?♂️ dhe automjetet ? si në hyrje edhe në dalje të Greqisë??.
? Pikat e kalimit? do të jenë të hapur për qytetarët dhe automjetet çdo ditë nga ora 0️⃣6️⃣:0️⃣0️⃣ deri në 2️⃣2️⃣:0️⃣0️⃣.
? Policia e Shtetit? ?? fton qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që të ⚠️ shmangin lëvizjet dhe udhëtimet gjatë orarit që Pikat e Kalimit janë të mbyllura ?⛔pasi mjetet dhe udhëtarët nuk do të lejohen nga Policia Kufitare ?? që të parkojnë apo qëndrojnë në territorin doganor e kufitar ??.
? Gjithashtu Policia e Shtetit njofton qytetarët se duke filluar nga data 16 Gusht 2020, shtetasit që hyjnë në Greqi?? nëpërmjet Pikës së Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë ??, do të karatinohen për 7 ditë.
✅ Lejohet të kalojnë kufirin vetëm shtetas grekë, shtetas shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatese.
⛔ Shtetas të B.E-së apo me leje qëndrimi në vendet e B.E-së ?? dhe vendet e tjera të treta nuk lejohet të hyjnë nëpërmjet P.K.K. Kakavije dhe Kapshticë për në Greqi.
? Policia e Shtetit ? ?? apelon që të gjithë qytetarët të ndjekin udhëzimet e autoriteve për lëvizjet në kufi si dhe të respektojnë me rigorozitet masat mbrojtëse me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19 ?.
Top Channel