Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në fshatin Buçimas të Pogradecit.
Një 44-vjeçar me probleme mendore ka qëlluar për vdekje me thikë nënë e tij, 70-vjeçaren Firdes Çekiçi. Gjithçka ka nisur nga një konflikt verbal, ku më pas autori ka rrëmbyer thikën nga kuzhina, ka vrarë nënën e tij e kokën ia ka varur tek porta e shtëpisë me gjakftohtësinë më të madhe.
Burime për Top Channel mësojnë se autori, Olsi Çekiçi ishte përdorues u rregullt i lëndëve narkotike. Sipas burimeve spitalore në Pogradec mësohet se autori ishte i kartelizuar por nuk ka pranuar të marrë mjekime asnjëherë.
Olsi Çekiçi është i njohur për dhunë dhe agresivitet në familje.
I divorcuar nga bashkëshortja, jetonte me nënën e tij dhe vajzën e tij 15-vjeçe. Mësohet gjithashtu se me ta jetonte dhe vëllai tjetër i Olsi Çekiçit, gjithashtu me probleme mendore.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 06.08.2020, rreth orës 18:10, në fshatin Buçimas, shtetasi O. Ç., rreth 44 vjeç (i cili vuan nga probleme mendore) dyshohet se ka qëlluar me thikë në banesë, nënën e tij shtetasen F. Ç., rreth 70 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë. +
Në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilat bënë të mundur shoqërimin e autorit të ngjarjes në ambientet e Komisariatit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel