Brenda resorit super luksoz në Maldive, 38 mijë paund vetëm një natë (FOTO)

06/08/2020 18:31

Një resort i tërë vetëm për ty! Pishinë, shërbëtorë, madje dhe një kuzhinier që do të kujdesen për ju për çfarë të keni nevojë.

Epo e gjithë kjo ofrohet për personat që zgjedhin për të pushuar në ishullin privat Kudaddo në Maldive. Për qëndrimin në një nga rezidencat e ishullit çmimi është marramendës, plot 2.900 paund për një natë.

Resorti ka një kapacitet prej 34 personash dhe nëse jeni në grup dhe dëshironi të ndani shpenzimet atëherë ju bie të paguani afërsisht 1117 paund për një ditë qëndrimi. Por çfarë shërbimesh ofrohen për këtë çmim marramendës? Resorti ka vila të ndërtuara mbi ujë, ku mund të flenë dy persona.

Pushuesit në secilën vilë kanë një shtrat super të madh dhe një pishinë private. Gjithashtu kuzhinieri është aty për ju dhe mund t’i kërkoni në çdo orar të ditës ushqimet që ju dëshironi.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA