“Po zbatohet vetëm në Lezhë”/ Pjerin Ndreu kundër aktit normativ: Ata që i shkruajnë se kanë haberin ca domethënë me të prishë dasmën

05/08/2020 11:58

Kreu i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu ka dalë pro protestës së bërë nga pronarët e bizneseve në Lezhë të cilët janë kundër aktit normativ për gjobitjet e lokaleve.

Në zbatim të aktit normativ policia e Lezhës ka gjobitur subjektet që organizonin dasma në kohë pandemie por administratorët e këtyre subjekteve, thanë dje për Top Channel se kundërshtojnë sepse akti normativ po zbatohet vetëm në Lezhë dhe në qytete të tjera dasmat zhvillohen pa u shqetësuar nga askush.

Në të njëjtën linjë është edhe Ndreu i cili shkruan në facebook se: Qe ka diskriminim me qytetet e tjera eshte krejt e qarte. Gjithkush e di se dasmat ne Shkoder, Tirane, Durres, Vlore etj. nuk i ndalon askush.

Postimi

Jam pro shqetesimit te pronareve te lokaleve te dasmave ne Lezhe. Qe ka diskriminim me qytetet e tjera eshte krejt e qarte. Gjithkush e di se dasmat ne Shkoder, Tirane, Durres, Vlore etj. nuk i ndalon askush. Shqetesimi yne eshte adresuar disa here. Dikush do dale te thoje se Akti Normativ thote kete dhe ate. Po dakord, po njelloj per te gjithe. Ose nje protokoll me numer te limituar pjesmarresish, sepse eshte shume e rende ti ndalosh dasmen tjetrit. Ata qe i shkruajne ca gjera si duket se kane haberin se ca dmth me te prishe dasmen…

Top Channel