6 viktima dhe 139 raste të reja/ Tirana mbetet vatra kryesore me numrin më të madh të infektimeve ditore

05/08/2020 19:36

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit e humben betejën me koronavirusin 6 persona, ndërsa u shënua një tjetër dite me numrin rekord te te prekurve, 139.

Tirana vijon të ketë shifrën më të larë të të infektuarve, 81 dhe me pas vjen Berati, Durrësi, Tropoja dhe Elbasani.

“Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 58 vjeçar nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kruja, dhe një 82 vjeçare nga Shijaku. Nuk e kanë fituar betejën, një 63 vjeçar nga Kukësi, një 64 vjeçar nga Shkodra, një 69 vjeçar nga Elbasani”.

Ne spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 6 prej tyre të intubuar. Autoritetet vijojnë me apelin e për të respektuar protokollin anti kovid.

“Shmangni grumbullimet masive në lokale, bare, dhe çdo lloj ceremonie që shkakton rrezik për shëndetin dhe bëhet burim i shpërndarjes së infeksionit duke rrezikuar shëndetin tuaj, të prindërve dhe të afërmve tuaj.të gjithë të bashkëpunojmë duke respektuar masat e vendosura; të mbani maskën detyrimisht në të gjitha ambientet e mbyllura, të ruani higjienën personale dhe distancimin fizik. për mbrojtjen nga infeksioni dhe për kufizimin e përhapjes së tij”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA