
Tuma e Kamenices siti arkeologjik dhe i vetmi Monument Natyror me vendvarrime prehistotike në Ballkan, këtë verë mbetet i pavizituar.
Ky monument përfaqësues i prehistorisë shqiptare ku janë evidentuar 400 varre, mbetje skeletorë të 430 individëve dhe më shumë se 3500 objekte vit pas viti ka tërhequr vëmendjen e turistëve dhe vizitorëve kryesisht të huaj ndërsa këtë sezon thuajse askush nuk ka shfaqur interes.
Edhe pse në fillim të sezonit u bënë disa ndërhyrje për shkak të dëmtimeve që ishin shkaktuar gjatë dimrit dhe nga komuniteti, frekuentuesit e saj mungojnë.
Tuma e Kamenicës ndodhet vetëm pak kilometra larg Korçës dhe është e vetmja Tumë e vizitueshme.
Përgjatë viteve Tuma është vizituar nga turistët e huaj që këtë vit janë më të paktë për shkak të pandemisë ndërsa tërheq shumë pak vëmendjen e pushuesve vendas.
Varret më të hershëm të saj i përkasin periudhës së bronzit të vonë rreth shek XII p.e.s.
Top Channel