Dëmtonin malin e Tomorit/ Në pranga dy punonjës të firmave që nxirrnin gurë. Në kërkim babai i deputetit

04/08/2020 15:42

Një administrator firme u vu në pranga pasi vazhdonte punën për nxjerrjen e pllakave dekorative edhe pse i kishin pezulluar licencën.

Gjatë kontrollit është vënë në pranga edhe një punonjës i një subjekti tjetër të përpunimit të gurit, ndërsa administratori i këtij subjekti 61 vjecari Selim Qama babai i deputetit Klajdi Qama është shpallur në kërkim.

Arrestimet ndodhën pasi, në aksin dytësor Novaj–Pronovik, në vendin e quajtur “Qafa e Sqepurit”, u konstatuan dy mjete, njëri pa targa, të ngarkuar me pllaka guri dekorative, të nxjerra në Malin e Tomorit, zonë e shpallur “Park Kombëtar”, duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur.

Dyshohet se këta shtetas materialin e gurit të nxjerrë në mënyrë të paligjshme në këtë zonë e tregtonin duke pasur aktivitetin me status të pezulluar dhe me fatura fiktive.

Materialet iu referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, ‘’Fshehja e të ardhurave’’ dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA