Një zjarr masiv ka përfshirë pyllin e Semanit.

Prej ditës së djeshme një sipërfaqe pylli me pisha ka marrë flakë në fshatin Siman të malit të Koshnicës. Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve ka izoluar vatrat e zjarrit.

Mesditën e së hënës, zjarri ka marrë përmasa masive si pasojë e erës së fortë që ka përfshirë gjithë bregdetin. Aktualisht, zjarrfikëset e Fierit po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ende nuk bëhet me dije shkaku i rënies së zjarrit, por dyshohet për pakujdesi të pushuesve ose zjarrëvënie të qëllimshme. Për fat të mirë zjarri nuk ka shkaktuar dëme të tjera veç pyllit me pisha. Thuajse çdo verë pyjet në Darëzezë dhe Seman përfshihen nga zjarret.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA