Në qytetin e Durrësit vijon shembja e pallateve të dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sot, nisi shembja e dy pallateve 5-katësh në lagjen nr.18, në një nga rrugët kryesore të qytetit, atë “Aleksandër Goga”, pas ekpertizave të thelluara të kryera nga Instituti i Ndërtimit.

Gjatë dy javëve të para të muajit gusht është njoftuar edhe shembja e 7 godinave të tjera të banimit nga IKMT.

Shembjet po kryhen në kuadër të procesit të rindërtimit. Ekspertizave të thelluara të Institutit të Ndërtimit, me kërkesën e Bashkisë dhe shqetësimin e banorëve, i janë nënshtruar 105 pallate për të përcaktuar nëse do të shemben apo do të riforcohen për periudhën në vazhdim, ndërsa familjet që banonin në to trajtohen me bonus qiraje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA