Kultivoi bimë narkotike, pranga 43-vjeçarit në Mallakastër
02/08/2020 13:17
Shërbimet e Policisë Mallakastër kanë konstatuar të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Ngraçie, disa bimë narkotike.
Nga veprimet operacionale dhe hetimore, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, ndaluan autorin e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, shtetasin:
Sh. S., 43 vjeç, banues në Ngraçie, Mallakastër.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Top Channel